Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, kryeparlamentarja Haxhiu: S’ka seancë plenare nëse nuk ka dy kandidatë!
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë Glauk Konjufcën për president të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu thotë e nuk mund të thërrasë një seancë për zgjedhjen e presidentit pa pasur të paktën dy kandidatë. “Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media. Më herët Lidhja Demokratike e Kosovës tha se qasja e VV-së nuk tregon përpjekje serioze për ndërtimin e një konsensusi politik. LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, në frymën e...
Burimi:
kohajone.com