Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin. Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin. Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar ditën e sotme se ka nxjerrë dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”. “Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë. Është fatkeqësi e madhe që adeputetët nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani. Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura. “Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq”, ka shtuar Osmani. Ajo ka thënë se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati...