Vetëvendosje i ofron 30 nënshkrime Vjosa Osmanit? Presidenca e mohon: Është gënjeshtër

Vetëvendosje i ofron 30 nënshkrime Vjosa Osmanit? Presidenca e mohon: Është gënjeshtër

Kush do të jetë kandidati i LVV-së për President të Kosovës? Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka dalë me kandidaturën e Glauk Konjufcën, që mban postin e ministrit të Jashtëm, por nga ana tjetër kjo forcë bën me dije i ka ofruar presidentes aktuale Vjosa Osmani 30 nënshkrime për të rikandiduar, por ajo nuk ka pranuar. Kështu njoftoi Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Nga Presidenca kanë reaguar duke e quajtur këtë deklaratë si gënjeshtër. Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të japë nënshkrimet për Osmanin. Vetëvendosja nuk ka sqaruar nëse do ta mbështesë me votë përballë Konjufcës, ose nëse kandidatura e Konjufcës do të tërhiqet. Presidentja është një diplomate ekselente e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku njihet për fjalimet e drejtëpërdrejta dhe për...