Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për President
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës. Në një njoftim për media, VV tha se ky vendim është arritur pasi nuk u gjet një kandidat konsensual për këtë post. Kjo parti ftoi edhe një herë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat, ndërsa u ofroi ndihmë për mbledhjen e nënshkrimeve. Postimi i LVV: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve. Në përputhje me këtë rezultat, pa asnjë vonesë u konstituuan dy institucionet themelore të vendit, Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi...
Burimi:
vizionplus.tv