Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gati për në Gaza
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u bërë gati për dislokim në Gazë, dhe po e presin vetëm dritën e gjelbër nga institucionet shtetërore. Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në këtë vend të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), mekanizëm që është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e paqes në botë. Krahas vendimit për dërgimin e trupave në Gazë, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Jasper Jeffers, ka bërë të ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – përfshirë Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë –...
Burimi:
kohajone.com