Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese e kësaj iniciative. Osmani u shpreh thellësisht e nderuar për këtë ftesë, duke theksuar se Kosova do të qëndrojë krah për krah me Shtetet e Bashkuara në misionin për ndërtimin e një bote më të sigurt. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump...