Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Dhjetëra arrestime në Kosove me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, mes të cilëve ish ministri Fadil Ismajli, në krye të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013, nga rradhët e partisë së Behgjet Pacollit.  Njoftimi është dhënë nga Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë, pas një hetimi disamujore të zhvilluar nga Policia e Kosovës.  Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të ndërlidhura me procesin e shpronësimit të pronave private.  Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë vepruar...