Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Albulena Haxhiu, një prej grave më të votuara në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e A2CNN, Ideal Gola. Haxhiu, një nga figurat më të rëndësishme të Vetëvendosjes, preku edhe temën e Presidentit të Kosovës, duke qenë se Vjosa Osmani është në fundin e mandatit të saj. “Kemi thënë që do të kemi takime me Presidenten Osmani, për të parë rrugën që do të ndjekim, për të parë qëndrimin në raport me këtë çështje. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani do të kenë takime për këtë temë. Do të shohim si do të shkojë situata, por ne jemi shumë të interesuar që të mos e çojmë vendin në zgjedhje, për shkak se kemi humbur mjaft dhe nuk kemi nevojë për zgjedhje të...