Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kthehen në vendlindje një numër i lartë i shtetasve kosovarë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kthehen në vendlindje një numër i lartë i shtetasve kosovarë

Një numër i “konsiderueshëm” i shtetasve të Kosovë janë kthyer në vendlindje nga Lindja e Mesme, por qindra të tjerë vazhdojnë të mbeten në rajonin e përfshirë nga luftimet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, tha për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Ministria, në një përgjigje të enjten, megjithatë nuk tregoi numrin e saktë të kosovarëve të kthyer nga rajoni. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke u marrë me kërkesat për kthim në bashkërendim me autoritetet e vendeve përkatëse dhe me partnerët ndërkombëtarë. “Sipas informacioneve më të fundit të pranuara nga misionet tona diplomatike, aktualisht vlerësohet se rreth 600 shtetas të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në këto zona”, thuhet në...