Si dështoi Parlamenti i Kosovës të zgjedhë presidenten/in

Si dështoi Parlamenti i Kosovës të zgjedhë presidenten/in

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.03.) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare. “Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit...