Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e organizuar nga “Admovere” dhe “Integra”, me autor Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, nxiti reagime të mëdha në Kosovë. Arsye janë bërë pasaktësitë që lidhen me numrin e viktimave në këto masakra edhe me cilësimin e viktimave civilë e të pambrojtur si persona të armatosur. Të dhënat e paraqitura në këtë ekspozitë në sheshet kryesore të Prishtinës, pothuajse përfshijnë të gjitha masakrat në Kosovë, ndërsa vëmendje më të madhe mori masakra e Budravës, ajo e Krushës së Madhe dhe e Izbicës, po ashtu pasaktësi janë vënë re edhe në ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në pranverën e vitit ‘98-‘99. Për masakrën e burgut të Dubravës, në ekspozitë thuhej se kishte më pak të vrarë, ndërsa pretendohet...
Burimi:
javanews.al