Shpërndarja e Parlamentit, Instituti Demokratik i Kosovës: Gjykata Kushtetuese të shprehet para procesit zgjedhor

Shpërndarja e Parlamentit, Instituti Demokratik i Kosovës: Gjykata Kushtetuese të shprehet para procesit zgjedhor

Kosova E Premte, 6 Mars 2026 18:23 Instituti Demokratik i Kosovës kërkon që cështja e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duhet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. KDI shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit, përfaqësuesit politikë në Kuvend nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të vendit. “Mungesa e përgjegjësisë politike dhe institucionale për arritjen e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme tashmë rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese. Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik,...