Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë
Janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit të ditës së seancës konstituive. Ky verifikim u bë me votimin e 118 deputetëve të pranishëm. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.
Burimi:
javanews.al