Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës arrestoi në Arllat të Drenasit një shtetas të Rusisë dhe dy shtetas të Bjellorusisë. Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit. Për këtë rast ka reaguar edhe zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën. Veprën për të cilën treshja dyshohen, zyrtarja ruse e konsideron të parëndësishme. Ajo shtoi se Zyra ndërlidhëse ruse në Prishtina ka siguruar qasje te shtetasi rus i arrestuar “dhe po i ofron atij të gjithë mbështetjen e nevojshme”. Ndërkaq, shtoi se me kërkesë të kolegëve bjellorusë, “Zyra kërkoi leje për një takim personal me qytetarët e burgosur të atij vendi”. Zakharova tha se Rusia, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, “nuk...