Rreziku nga vërshimet, Osmani dhe Kastrati inspektojnë digën e Mirushës

Rreziku nga vërshimet, Osmani dhe Kastrati inspektojnë digën e Mirushës

Kosova E Mërkurë, 7 Janar 2026 20:35 Sot në orët e mbrëmjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Malishevës. Pas takimit, presidentja Osmani dhe kryetari Kastrati vizituan digën e Liqenit të Mirushës, për t’u njohur nga afër me gjendjen dhe rrezikun eventual që mund të paraqesë ajo. Vjosa Osmani përgëzoi Komunën e Malishevës dhe të gjitha ekipet emergjente për menaxhimin e situatës, duke shprehur solidarizimin e plotë me qytetarët dhe institucionet lokale. Ajo theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë, nuk ka pasur humbje jete dhe se mbrojtja e...