Realiteti politik rrezikon ta çojë Kosovën drejt një krize të re/ President i ri ose zgjedhje të reja
Mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, përfundon me 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë.Nëse edhe në votimin e tretë asnjë kandidat nuk merr votat e nevojshme shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.Themelimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të dhjetorit është zvarritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua t’i rinumërojë të gjitha votat në gjithë vendin, pas dyshimeve për manipulim të...
Burimi:
ntv.al