Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë
Rritja e paralajmëruar me mbi 20 përqind e çmimit të energjisë më 1 prill, për partitë e opozitës, do të ketë pasoja të rënda ekonomike te qytetarët dhe bizneset në Kosovë. “Nëse ndodh, se akoma nuk janë bërë të ditur raportet as konsultues, e lëre më vendimi përfundimtar. Nëse vjen si vendim rritja 20%, ka me pasë pasoja direkte, fillimisht në rrymë sigurisht, po edhe në produkte të tjera që e kanë të pashmangshëm produktin e rrymës për krijimin e një produkti tjetër ose shërbimi. Nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, është dështim, është paaftësi menaxheriale në sektorin e energjisë elektrike. Mundemi me organizu importin edhe i kishim shpëtu rritjes së energjisë elektrike si çmim”, tha Janina Ymeri, deputete e LDK-së. Ndërsa ish-kryetari i Odës...
Burimi:
javanews.al