Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AAK-së: Nuk jam as kandidat për President të vendit

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AAK-së: Nuk jam as kandidat për President të vendit

Kosova E Enjte, 12 Shkurt 2026 19:12 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa lideri i saj, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk do të garojë më për postin e kryetarit të partisë. Haradinaj ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë në krye të AAK-së, ka vendosur të mos rikandidojë. “Ne sapo kemi përfunduar takimin e 177-të të Këshillit të Përgjithshëm. I kemi dakorduar vendimet për trupat zgjedhore që i zgjedh Këshilli i Përgjithshëm, e po ashtu i kemi shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet. Procesi zgjedhor fillon më 20 shkurt dhe përmbyllet më 6 qershor. Pra, orientimi ynë për Kuvendin është afati statutor katërvjeçar, me zgjedhje të rregullta. Është një situatë vërtet e...