Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë
Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kurti premtoi se do të zbatojë ligjin, do të respektojë Kushtetutën dhe do të punojë për përparimin e Kosovës. “Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend. Po ashtu janë betuar edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës, përmes nënshkrimit të një deklarate. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për të tretën herë. Pas votimit në Kuvend kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim.
Burimi:
javanews.al