Propozimi i Konjufcës për President, analistja: Nuk mund të zgjidhet pa përkrahjen e opozitës, ja kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Propozimi i Konjufcës për President, analistja: Nuk mund të zgjidhet pa përkrahjen e opozitës, ja kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Analistja Alma Lama, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, ka sqaruar se Kuvendi i Kosovës ka në dispozicion dy muaj për të zgjedhur Presidentin. Sipas saj, në rast se seanca fillon dhe pas tre raundeve votimi nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme. Lama thekson se kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar vullnet politik për bashkëpunim me opozitën dhe, sipas saj, po manovron me procedurat për të gjetur momentin më të përshtatshëm për zgjedhje të reja, për shkak se nuk i ka votat për të zgjedhur Presidentin. Sa i përket kandidatëve potencialë, Lama përmend se vetëm një emër nga familja Adem Jashari ka pasur mbështetje të...