Prokuroria në Prizren: 109 të ndaluar për manipulim të votave

Prokuroria në Prizren: 109 të ndaluar për manipulim të votave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se 109 persona janë ndaluar nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Në një konferencë për media ai tha se ky aksion nuk do të përfundojë edhe sot, teksa theksoi se në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren, është e pamundur që të mos ketë pasur kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha të Kosovës për të manipuluar me vota. Autoritetet për zbatim të ligjit në Kosovë janë duke e kryer një operacion në rajonin Prizrenit në lindje të vendit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti....