“Princesha do të donte ta shihte këtë video”/ Behgjet Pacolli përmendet në dosjen Epstein

“Princesha do të donte ta shihte këtë video”/ Behgjet Pacolli përmendet në dosjen Epstein

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën. Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Email-i, i dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë në atë kohë, mban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein. Në përmbajtje, dërguesi, i identifikuar si “Daniel”, shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional. Në të njëjtin komunikim, përmendet edhe emri i konsulles së...