Presidentja Osmani shpërndau parlamentin, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin deri në 31 mars

Presidentja Osmani shpërndau parlamentin, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin deri në 31 mars

Kosova E Hënë, 9 Mars 2026 18:15 Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi të hënën një masë të përkohshme që ndalon çdo veprim të Presidentes Vjosa Osmani dhe të Kuvendit deri më 31 mars, pas shqyrtimit të dekretit të shpërndarjes së Kuvendit nga kryeministri Albin Kurti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është marrë në bazë të nenit 116 të Kushtetutës dhe rregullave të punës së Gjykatës, duke ndaluar të gjitha veprimet deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë kushtetues. Gjykata tha se masa vlen deri në vendosjen e rastit nga ajo dhe se ajo “është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyç në Kosovë”. Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të...