Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, ku ka njoftuar se ka vendosur të shpërndajë Parlamentin. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas dështimit të seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Të pranishëm në këtë seancë ishin 65 deputetë dhe mungonin 55 të tjerë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të vinin në seancë. Ajo tha se deputetët e kanë detyrim të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar. Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit u bë e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë. dje ishte afati i fundit kur...