Presidenti Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Bashkë, jetë e mot! Le të ecim drejt BE-së
Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një urim për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një mesazh n[ë rrjetet sociale, Begaj shkruan: Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare. Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë! Bashkë, jetë e mot!
Burimi:
kohajone.com