Osmani mirëpret vendimin e Kushtetueses: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re për presidentin
Presidenca e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendimi konfirmon qëndrimet juridike të paraqitura nga ky institucion. “Presidentja e Republikës së Kosovës e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastet nr. KO 72/26 dhe KO 74/26, i cili i konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”, thuhet në njoftim. Presidenca thekson se Gjykata ka sqaruar edhe çështjen e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. “Vetë Gjykata Kushtetuese e konfirmon se afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor të paraparë në nenin 86.2 të Kushtetutës, dhe se ky afat 30-ditor para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është përfundimtar...
Burimi:
vizionplus.tv