Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih për shkak të zhvillimeve të brendshme në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Si arsye për anulimin e vizitës janë përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit. Konferenca e Sigurisë në Mynih mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Paraprakisht ishte raportuar se përveç Osmanit, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti. Në nivel botëror, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bashkë me një delegacion të nivelit të lartë. Vendimi i marrë nga Osmani vjen një ditë pasi...
Burimi:
vizionplus.tv