“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale
Në Gjykatën Speciale vazhdon fjala përmbyllëse e avokatëve mbrojtës të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është radha e Rexhep Selimit. Avokati i tij Eric Tully, rrëzoi pretendimet e prokurorisë speciale lidhur me rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, si dhe pretendimet për disa shkrime dore që pretendohet të jenë bërë prej Selimit, shkruan A2 CNN. “Pas qershorit, UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë nën përgjegjësinë e zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon Prokuroria Speciale”, tha avokati mbrojtës. Ai gjithashtu nënvizoi se Prokuroria Speciale nuk ka arritur që t’i vërtetojë pretendimet apo...
Burimi:
javanews.al