Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes
Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 20:29 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33% të votave apo 29,842 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.68%, që përkthehet në 21,122 vota. Rezultatet paraprake konfirmojnë dominimin e Vetëvendosjes në shumë rajone të vendit, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë distancën në renditje. Procesi i numërimit vijon, dhe KQZ paralajmëron se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas përfundimit të numërimit të...