Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u përgatitur për dislokim në Gazë, duke pritur vetëm miratimin e institucioneve shtetërore. Kosova ka njoftuar se do të dërgojë trupa në këtë zonë të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), e cila është pjesë e Bordit të Paqes, një nismë ndërkombëtare për ruajtjen e paqes. Vendimi për dërgimin e trupave në Gazë kërkon miratimin e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë mekanizëm. Aktualisht, Kosova është ndër pesë shtetet e para që kanë konfirmuar angazhimin e tyre, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë. Procesi i finalizimit të dislokimit përfshin disa hapa: pas miratimit nga Qeveria, vendimi kalon në Kuvend dhe...
Burimi:
javanews.al