Nga ‘Serbia mund të na sulmojë’, te ‘nuk ka luftë në Ballkan’/ Pse Kurti ndryshoi tonin
Së fundmi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konstatoi se në rajon nuk ka më apetit për luftë.Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), Kurti potencoi se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor “nuk kanë më as vullnet, por as aftësi për dhunë ndër-shtetërore”.Në kushte normale, kjo deklaratë e tij mund të shihej si një theksim i një fakti të njohur, bazuar në konjukturën aktuale të rajonit. Megjithatë, historiku i deklaratave të mëparshme të Kurtit mbi të njëjtën çështje e bën të pamundur një interpretim të tillë.Për vite me radhë, Kurti në paraqitjet e tij publike, nuk i ka anashkaluar deklaratat ku potenconte se Serbia ka ambicie për të sulmuar Kosovën.“Serbia ka 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, nga të cilat 28...
Burimi:
ntv.al