Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha. Gjatë karrierës së tij politike, Daci ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe detyrën e Presidentit në detyrë pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006. Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe mbeti aktiv në jetën politike të vendit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar. Daci lindi më 1944 në Tërnoc të Bujanocit. KUSH ISHTE NEXHAT DACINexhat Daci ishte kimist, profesor universiteti, akademik. Daci lindi në Tërnoc të Bujanocit. Shkollimin e kreu në vendlindje dhe Leskovc (1960). Studimet e rregullta për kimi i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore...