Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Kosova E Enjte, 1 Janar 2026 12:26 Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. Daci ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në...