Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni
Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij të ndjerë Liridona Ademajt, kishte marrë 100 mijë euro borxh nga biznesmeni Behgjet Pacolli. Dokumenti është paraqitur nga prokurorja në seancën gjyqësore ndaj Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Ademajt. Sipas kontratës, Murseli i detyrohej Pacollit, për të cilin kishte punuar për një periudhë të gjatë, një shumë prej 100 mijë euro. Në deklarimet e tij para trupit gjykues, Murseli ka pohuar se këtë borxh e ka kthyer, por jo përmes një pagese të drejtpërdrejtë monetare. Lidhur me rastin ka reaguar biznesmeni Pacolli, i cili sqaron se shuma nuk është kthyer plotësisht, por sipas tij “nuk ka pasur trysni për kthim urgjent”. “Sot është mbajtur një seancë në...
Burimi:
javanews.al