Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne!
Në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për pritshmëritë dhe emocionet që rrethojnë këtë duel historik për “Dardanët”. Në një prononcim për HT Sport, Muriqi pranoi se në letër favorit mbetet kundërshtari, por theksoi se Kosova do të mbështetet fuqishëm te avantazhi i fushës dhe përkrahja e tifozëve në Stadiumi Fadil Vokrri. “Turqia është favorite, kjo nuk diskutohet. Por ne luajmë në shtëpi dhe kjo është një forcë e madhe për ne. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë si Kenan Yıldız dhe Arda Guler, që aktivizohen në klube elitare si Real Madrid. Gjithsesi, ne do të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë”, u shpreh ai. Sulmuesi prizrenas vuri në pah edhe rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte...
Burimi:
kohajone.com