Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues
Mbrojtja e Rexhep Selimit gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse tha se Prokuroria është mbështetur tek një dëshmitar, i cili ka pretenduar se është rrahur nga Rexhep Selimi në Likoc më 1998 dhe si duket ai dëshmitar ka gënjyer për shkak të kompensimit financiar. “Ata mbështeten në prova të pabesueshme të një dëshmitari, të cilin e kemi parë për herë të parë përpara këtij trupi gjykues që e implikon Selimin edhe në rrahjen e tij. Një pretendim që s’e kishte bërë asnjëherë përpara, pavarësisht mundësive të pafundme që kishte pasur për këtë gjë. Kompensimi financiar që dëshmitari i ka pranuar ZPS-së se ishte i interesuar, duket se të ketë mjaftuar që ky dëshmitar t’i gënjente sy më sy trupin gjykues”, tha Roberts. Avokati i Selimit gjatë...
Burimi:
javanews.al