Marshimi më i madh në historinë e Kosovë, mbi 130 mijë qytetarë në shesh

Marshimi më i madh në historinë e Kosovë, mbi 130 mijë qytetarë në shesh

Kosova E Martë, 17 Shkurt 2026 19:55 Si kurrë më parë, mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Platforma Qytetare “Liria Ka Emër”, ky është marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. “Sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe të dhënave nga terreni, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë sot në marshimin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke e bërë atë marshimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë. Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni,...