Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të rreth 1 miliard eurove. Deputetët nuk kanë arritur pajtueshmëri për projektligjin për buxhetin, andaj pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare, seanca është shtyrë për të hënën në orën 10:00. Sipas projektbuxhetit, buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro. Nga shuma totale prej 3,955,595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere. Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro,...
Burimi:
vizionplus.tv