Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK. Ishin 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim. Vota kundër ishte e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Lidhja Demokratike nuk mori pjesë në votim pasi kërkesa e saj për të shtuar një pikë tjetër në rezolutë u kundërshtua nga propozuesi, në këtë rast nga PDK. Lista Serbë u largua salla. Rezoluta kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të kthejnë procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut. Rezoluta...