Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë me dije në hapje të mbledhjes së kabinetit takimin që ka zhvilluar me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris, takim që tha se zgjati rreth dy orë. Kreu i qeverisë tha se në qendër të takimit me Macron, ishte integrimi i Kosovës në BE, siguria dhe mbrojtja. “Pasditen e së premtes isha mysafir i presidentit të Francës në një takim dhe një drekë pune në pallatin Elysee. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë e të sinqertë rreth dy orë që u përqendrua në tema të bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti para kabinetit të tij. Kurti gjithashtu tha se me...