Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pasdite do të vazhdojnë përpjekjet për të zgjedhur Presidentin. “Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe për një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha Kurti pas mbledhjes solemne te Qeverisë në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe para fillimit të seancës plenare e ftuar për këtë qëllim. Kuvendi ka kohë deri në mesnatë për të zgjedhur presidentin e ri. Ndërsa kandidati për President Glauk Konjufca deklaroi se ka qenë vendim i Lëvizjes Vetëvendosje që të kandidohet ai. Konjufca kërkoi nga opozita që të propozojnë edhe ata dikë që sipas tij nëse do të ishte më i mirë do ta votonte edhe ai. “Nëse ata propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë do ta...
Burimi:
javanews.al