Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media sot në 5 mars, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve, ai theksoi se në rrethanat aktuale politike nuk është e mundur të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke theksuar se situata kërkon fillimisht një sqarim nga institucionet kushtetuese. Kurti kritikoi partitë opozitare për mospraninë e tyre në seancën e fundit të Kuvendit, ku pritej të niste procesi për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, mungesa e deputetëve opozitarë dhe e përfaqësuesve të Listës Serbe bëri që seanca të mos arrijë të zhvillojë as raundin e parë të votimit. Ai theksoi se deputetët kanë detyrim kushtetues që të marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të ushtrojnë...