Kryeparlamentarja Haxhiu: Duhen diskutime serioze për çështjen e Presidentit
Kosova E Premte, 27 Mars 2026 18:06 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që përnjëmend ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit. Haxhiu tha se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje sepse qytetarët kanë mbajtur votime në dhjetor. “Nevojiten diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë”, tha Haxhiu për mediat më 27 mars. Më 25 mars, Gjykata Kushtetuese publikoi një aktgjykim, duke u thënë deputetëve se kanë edhe 34 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin e ri, përkatësisht deri më 28 prill, në të...
Burimi:
kohajone.com