Kryeministri Kurti merr konfirmimin për KFOR-in në Kosovë, zbardhet biseda me presidentin Macron

Kryeministri Kurti merr konfirmimin për KFOR-in në Kosovë, zbardhet biseda me presidentin Macron

Kosova E Premte, 27 Mars 2026 19:13 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë zyrtare në Pallatin Elize në Paris, ku u prit nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Takimi përfshiu një drekë pune dhe u fokusua në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe integrimin evropian të Kosovës. Presidenti Macron uroi sërish Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri, ndërsa Kryeministri falënderoi Francën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Në takim morën pjesë edhe Ministri Francez i Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm në Strasburg, Lulzim Hiseni. Diskutimet përqendruan vëmendjen tek roli i NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, si dhe tek misionet e Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti nënvizoi harmonizimin e plotë të Kosovës...