Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Përplasje egosh mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, e ka cilësuar politologu Ermal Hasimja, krizën e fundit në Kosovë, pasi presidentja shpërndau parlamentin për shkak të dështimit të raundit të djeshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa Kurti e quajti këtë veprim antikushtetues. Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN, Hasimja theksoi se  kryeministri Albin Kurti synon të ketë ndikim edhe mbi institucionin e presidencës, ndërsa presidentja Vjosa Osmani kërkon të ruajë pozicionin dhe mbështetjen e saj politike, pas inkurajimit dhe takimeve të saj të fundit në SHBA. “Është diçka që vjen nga përplasja e dy objektivave, dy egove. Zoti Kurti dëshiron që në një farë mënyre të marrë në dorë edhe institucionin e presidencës. Ndërkohë që zonja Osmani do...