Kosovë, rinumërohen mbi 90% e votave

Kosovë, rinumërohen mbi 90% e votave

Kosova E Enjte, 29 Janar 2026 17:29 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 90% apo 2,329 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34″, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.