Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje e ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë. Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cenuan. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet. KQZ-ja ka paralajmëruar se do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në paraditen e 31 janarit. Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për...
Burimi:
javanews.al