Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën
Kur kanë mbetur më pak se 72 orë, sipas afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, paraditen e së martës, por tha se nuk është arritur zgjidhja. “Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do të ju njoftojmë nëse kjo bëhet së shpejti“, tha Kurti. Pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku mblodhi grupin parlamentar e për dy orë, diskutuan për qëndrimet e LDK-së rreth çështjes së presidentit. Zëdhënësi i partisë, Besjan Mustafa tha se zgjedhjet janë të evitueshme e se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në dy drejtime. “Një konsensus i gjerë politik, një kandidat që vije si pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike...
Burimi:
javanews.al