Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Pasi mposhtën 3-4 Sllovakinë në Bratislavë dy ditë më parë, përfaqësuesja e Kosovës në futboll i është rikthyer përgatitjeve për sfidën finale të play-off-it të Kupës së Botës 2026, atë kundër Turqisë. Të martën në orën 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës të gjithë sytë e shqiptarëve do jenë te djemtë e Franco Fodës, të cilët luajnë finalen kundër Turqisë për të marrë biletën për në Botërorin 2026. Në prag të ndeshjes, për mediet folën futbollistët Dion Gallapeni dhe Veldin Hoxha. Mbrojtësi Dion Gallapeni e ka cilësuar ndeshjen e fundit si historike, duke theksuar se skuadra tregoi karakter të fortë dhe arriti një fitore të madhe falë edhe mbështetjes së tifozëve “Dardanë”. “Një ndeshje historike për ne, pavarësisht se e kemi ditur se do të...