“Kosova drejt krizës institucionale”, analisti: Rrezikon të mbetet pa president! Bllokada po bëhet me qëllim nga Kurti

“Kosova drejt krizës institucionale”, analisti: Rrezikon të mbetet pa president! Bllokada po bëhet me qëllim nga Kurti

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po skadon dhe situata politike në Kosovë paraqitet tejet e tensionuar. Analisti Blerim Burjani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakaj, shprehet pesimist për arritjen e një zgjidhjeje në orët e fundit. Ai paralajmëron se vendi mund të futet në një krizë të thellë institucionale. Sipas analistit, tentativa për ndryshime kushtetuese e iniciuar nga presidentja aktuale Vjosa Osmani është e vonuar dhe me motive politike. Burjani vlerëson se vendi ndodhet tashmë në krizë politike dhe kushtetuese, ndërsa e cilëson situatën si një lojë për të blerë kohë dhe për të mos zgjedhur asnjë kandidat. INTERVISTA E PLOITË: Sot skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. A besoni...